Ja se si thuhet atje:

O Zot Mëshirëplotë! Me shpjegimet e të Dërguarit Paqedashës e Fisnik dhe me mësimet e Kuranit Famëlartë, e kuptova se Kur’ani si dhe të gjithë librat e shenjtë, përshkohen nga shkëlqimi i Emrave të Bukur dhe ngadhnjimtarë. Këtyre emrave që shkëlqejnë gjithësinë, ne u besojmë plotësisht. Ato e shndrisin këtë jetë së bashku me jetën e amshuar. Shkëlqimi në jetën tjetër, do të vashdojë në një formë më të bukur. Ne përfitojmë nga bamirësitë e Tua në këtë botë të përkohshme, pastaj Inshall-llah edhe në atë tjetrën.

Nëse në këtë jetë të përkohshme dobitë e Tua na shërbyen në jetën tonë, bamirësitë e botës së përjetshme do të jenë edhe më të mëdha. Prej tyre ne do të përfitojmë më tepër.

Me argumentet e mrekullive, profetët kanë thënë se në jetën e amshuar, Zoti do të na kënaqë. Këtë thënie si dhe shenjat e tjera, ata i vërtetojnë duke u bazuar në mrekullitë e dukshme, si dhe në dokumente të sakta, siç janë i Dërguari Fisnik dhe Kur’ani Famëlartë, librat dhe fletushkat e zbritura, si dhe zotëruesit e shpirtërave të ndritur, që janë profetët dhe njerëzit e shenjtë. Ata vërtetojnë forcërisht se për të mirët është Xhenneti dhe për të këqinjtë, Xhehennemi. Po të njëjtën gjë e vërtetojnë edhe mendjet e ndritura dhe brilante, kur tregojnë dhe lajmërojnë se All-llahu xh.sh. u ka premtuar besimtarëve kënaqësinë e jetës së pafundme.

Mëshira, Fuqia, Ndihma, Dituria, Madhështia dhe Bukuria janë Emrat e Zotit xh.sh. lajmëtarë të Botës së Përtejme. Edhe ne i besojmë asaj dite. O Zot duke na falur gabimet, mëshirona në atë ditë.

Njerëzit e shenjtë (evlijatë), duke u mbështetur tek shenjat dhe hulumtimet e tyre, duke parë gjurmët e jetës së vërtetë të botës metafizike, shumë qartë dhe bindshëm vërtetojnë se: Për udhëtarët e rrugës së gabuar është një xhehennem dhe për ata të rrugës së Kur’anit një xhennet. Këtë e dëshmojmë dhe e besojmë!

O Ti i Plotëfuqishëm i Ndritur! O Ti Mëshirues i Gjithëmëshirshëm! O Ti që premtimet i përmbush, O Zot i Madhështisë së Lartë, ne i besojmë të gjitha virtytet dhe premtimet e Tua! Kush nuk i beson ato dhe premtimet e Tua, përveç mosbesimtarëve dhe mendjelehtëve? Ata shqetësojnë Nderin dhe Hyjninë Tënde të Madhërishme, Edukimin dhe Mëshirën Tënde! Të gjithë dashamirët e Tu, tregojnë se Ti je Një i shtrenjtë për ta dhe të përulen plotësisht, ne besojmë se do t’i pranosh lutjet tona, për jetën e mëvonshme. Ti i dëgjon me dashamirësi dhe i pranon. Ne e pranojmë se shpifjet e të pabesëve nuk e përlyejnë dot Lartësinë Tënde. Ti je lart dhe larg veprave të fëlliqura, prandaj ne do të mbrojmë dhe do të nderojmë, duke qenë të bindur në Drejtësinë, Mëshirën, Bukurinë Hirëplote dhe Lartësinë Tënde. Është në nderin tonë të bindemi në Pastërtinë Tënde Brilante.

Ne besojmë se, të gjithë ata qindra mijëra të dërguarit e tjerë, janë misionarët e Tu. Profetët dhe njerëzit e përkushtuar, flasin për Hambarët dhe Mirësitë e Tua. Ata në shkallën e një saktësie absolute, kanë thënë se pas vdekjes kur të ringjallemi, All-llahu xh.sh. do t’i servirë mirësitë në mënyrë shembullore Këtë e paralajmërojnë njerëzit e posaçëm. Ne besojmë se kjo është e vërtetë dhe e drejtë, duke pranuar që ata, njerëzit e shenjtë, na lajmërojnë të bazuar në pasqyrimin e Emrit Hakk, i Drejti dhe besimin tek e vërteta e Ringjalljes.

O Zot, për nder të atyre që na kanë dhënë mësim dhe na kanë ushtruar neve dhe nxënësit e Risale-i Nurit, sillna besimin e plotë dhe bukurinë e përfundimit të kësaj jete, gjithashtu Perjgamberin (a.s.) dhe mësuesin silli që të bëhen përmbi ne, duke mbetur ndimësat e Tu të zellshëm!

Kur’ani Famëlartë dhe të gjitha librat e shenjtë, duke deklaruar mrekullitë e profetëve, sidomos të Hz. Muhammedit (a.s.), veçanërisht përshkohen nga ideja unike e ekzistencës së Jetës së Përjetshme. Po kështu edhe shenjat dhe argumentet e tjera, vërtetojnë ekzistencën e Zotit si dhe Njësimin e Tij si i Përveçëm. Po kështu edhe vetë Hyjnia e Edukatorit e dëshmon ekzistencën e Jetës së Kënaqësisë së Përjetshme.

Në tregimin e mëposhtëm, do të tregojmë dhe vërtetojmë se prania e Emrave të Bukur, si dhe edukimi i Emrave Hyjnor: Rrahim, Inajet, Hikmet, Adalet etj, për jetën e sotme dhe të mbrapme, janë të nevojshëm sepse ato dëshmojnë vendin e shpërblimit apo të dënimit.

Përfundimisht, Nëse ekziston një Zot i Pafillim dhe i Pambarim, patjetër që Ai duhet të ketë edhe një Mbretëri në Jetën e Përhershme. Në gjithësi dhe tek të gjitha qeniet, ekziston një Edukim Absolut, që duket qartë. Nëse Edukimin e Tij do ta pranojmë që të mos poshtërohemi, Diturinë e Tij për të mos qenë të mefshët dhe Mëshirën për t’i shpëtuar krimit, patjetër që do të gjendet një vend për ne, në Përjetësinë e Lumtur.

Duke parë bamirësitë, dhuratat, bujarinë, ndihmën dhe mëshirën e qartë, mendjet e shëndosha dhe zemrat që rënkojnë akoma, e kuptojnë se pas perdes së tyre ndodhet një Zot i Gjithëmëshirshëm.

Me këtë besim e shpëton bamirësinë nga ironi-talljet, dhuratën nga mashtrimi, ndihmën nga armiqësia, mëshirën nga tortura, bujarinë nga tradhëtia dhe gjithashtu e shpëton shpirtin nga tortura që të shkosh në jetën e lumturisë.

Në stinën e pranverës, në faqen e ngushtë të tokës, mijëra libra të koklavitur janë shkruar me lapsin e një fuqie të madhe. Po me këtë fuqi ata ndahen dhe rreshtohen përbi njëri- tjetrit. Ne e shohim këtë me sytë tanë, sa herë që ndërrohen stinët. All-llahu ka premtuar po me këtë lapës që ka vizatuar këto bukuri, të cilat janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që do të shihni në botën tjetër. Ai do të pikturojë një vend më të bukur, me tërë shkëlqimet, më të gjerë e më të rregullt. Do të shkruajë një Libër të Pavdekshëm, Librin e Madh të Tubimit të Ringjalljes dhe shenjtërinë e atyre që do të lexoni. Aty në atë Tubim, regjistri i madh i veprimeve të njerëzve, do të lexohet dhe do të sqarohet.

Kjo botë është shtëpia, fillimi i jetës, fabrika dhe panorama e zotëruesve të shpirtrave. Në të jetojnë të gjitha qeniet e gjalla, të mijëra llojeve. Kjo nuk është e qëndrueshme dhe vazhdimisht shndërrohet. Megjithatë kjo botë është zemra e të gjithëve dhe këtu bëhet qëndrimi dhe përfundimi; bashkekzistenca e gjithësisë. Kjo është edhe arsyeja që kjo botë është shumë më e rëndësishme, nga të gjithë planetet madhështorë. Megjithatë në Mesazhet e Zotit, kjo është quajtur e barabartë me ta. Për këtë arsye, kjo tokë ka një rëndësi të veçantë, sepse në të jetojnë qeniet e gjalla të vetëdijshme, si provë konkrete dhe të gjitha sendet e krijuara nga Dora e Padukshme e Zotit. Kështu ne gjithmonë, lexojmë në Librin e Shenjtë:

"17_12032010021755.jpg"

Qiejt dhe Tokën All-llahu i quan të barabartë.

Në këtë gjendje siç është kjo botë sot, i përshtatet njeriut, që me lejen e Zotit të punojë dhe jetojë, të lindë dhe të vdesë, të qeshë dhe të qajë, sipas një rregulli të matur me kalibrin preçiz, në mënyrë “gjeometrike” nga Mjeshtëria e Zotit. Një program është përpiluar në mënyrë të veçantë, ku pasqyrohen veset e shoqërisë, dëshirat dhe çudirat e jetës njerëzore, sepse ky njeri është krijesa më e logjikshme nga të gjitha qeniet.

Pikërisht ky njeri sjell për nga vetja, çdo veprim të logjikshëm. Shpall dhe reklamon besimin dhe përfundimin. Ai është Kalifi i kësaj bote dhe shpall e propagandon lëvdatat bashkë me besimin ndaj Zotit, Krijuesit të tij. Këtë qëndrim të tij, ai e pasqyron edhe në shkencën dhe artet e tij, sepse nëpërmjet tyre, ai ka skalitur edhe Bukuritë e Mjeshtrit të vet, duke i shpallur ato. Për këtë arsye, dënimi për mëkatet është lënë për më vonë dhe për shërbimin e fundit ka një afat të përcaktuar.

Bijtë e Ademit, në këtë gjendje janë, ashtu siç thamë më lart. Ky është edhe shkaku i dobësisë, varfërisë dhe hidhërimit të tyre. Kjo botë e begatë, me miniera dhe bujqësi të zhvilluar është krijuar e tillë për dobinë e tyre. Zoti e ka krijuar këtë për të jetuar njeriu jetën e kësaj bote, ndaj ajo i ngjan një hambari të mbushur plot e përplot, me të gjitha mirësitë. Kjo tregon kujdesin e Tij të Madh dhe Dashurinë e Pakufishme që ka për krijesën e Vet më të preferuar, njeriun. Duke e dashur kaq shumë njeriun, All-llahu i Gjithëmëshirshëm, i ka plotësuar të gjitha dëshirat e Tij. Ai për të ka krijuar botën e pavdekshme dhe vendin e përjetshëm. Këtë Ai e ka bërë me një Drejtësi të Kulluar dhe Dituri Universale. Sundimi i Gjithëpushtetshëm dhe Mbretëria e Tij, nuk i plotëson dëshirat e njerëzve vetëm në këtë jetë të përkohshme. Ai nuk torturon as nuk tradhëton, nuk hedh baltë mbi drejtësinë, që kështu të mohojë bukuritë, rregullat dhe mirësitë që ka. Njeriu me mosbesimin ndaj Krijuesit, e ka fyer Mirëbërësin e vet.

Domethënë: Nga kjo botë të gjitha tipet dhe karakteret e njerëzve, si katili, ziliqari, zemërligu, i poshtëri dhe i shtypuri pa marrë hakun nga njëri tjetri, po largohen dhe të duket sikur në përfundim të tyre, vdekja e gjithësecilit është e njëllojtë dhe nga kjo botë i shtypuri nga mizori shkon pa marrur të drejtën e vet. E kupton edhe vetë se Drejtësia e Zotit xh.sh. të Madhërishëm, nuk e lejon këtë gjë. Në botën tjetër me siguri Ai do të hapë një Gjykim të Madh, ku secili do të marrë atë që meriton, ferrin apo parajsën.

Zoti i gjithësisë, nga të gjitha krijesat e Veta, ka parapëlqyer njeriun. Atij i ka kushtuar shumë rëndësi dhe i ka ofruar pozita të larta. Në këtë stad të tij, njeriu duke besuar në dashamirësinë dhe edukimin e Zotit, i përulet dhe e nderon Atë, prandaj dhe e meriton pëlqimin e Tij. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai, njeriu ka zënë vendin që meriton.

Profetët dhe njerëzit e shenjtë, janë më të devotshmit e Zotit dhe Ai i ka shpërblyer ata, duke iu dhënë shenjtërinë (kurse kundërshtarët e tyre i ka dënuar gjithmonë).

Imami dhe Lavdia e të gjithëve, është Muhammedi Alejhissalatu vesselam, që është zgjedhur midis njerëzve të shenjtë, si më i preferuari. Më shumë se gjysmën e botës, për shekuj me radhë, Ai e ka ndriçuar me Dritën e fesë islame. Një të pestën e njerëzimit me “Nurin” e Tij e ka ndriçuar. Njëlloj sikur kjo botë të ishte krijuar për Muhammedin (a.s.), qëllimet e Zotit nga feja dhe Kur’ani i Tij, janë shpallur me shërbimet e tij të vlefshme. Ai e ka merituar plotësisht të shpërblehet me miliona vite, apo mbase pafundësisht edhe pse ka jetuar vetëm gjashtëdhjetetre vjet. Jeta e Tij ka qenë e mbushur plot me vuajtje, luftëra dhe hidhërime. Me këto merita, Ai, Muhammedi (a.s.) e meriton Pavdekësinë? Të njëjtin shans e kenë edhe shokët e dashamirët e tij? Ai rron shpirtërisht tek secili. Duke mos ndërruar jetë, nuk do të thotë se Ai mbaroi përfundimisht. Kjo nuk pranohet kurrën e kurrës! Të gjithë njerëzit kërkojnë nga Zoti, që dashamirët dhe të dashurit e tyre të ringjallen. Kjo është vërtetuar edhe në “Rrezen e shtatë”, tek “Argumenti i Madh”, i përbërë nga tridhjetë argumente gjithsej.

Secili argument është sa një mal i lartë. Në këtë libër kam theksuar se gjithësia ka dalur nga një dorë dhe është pronë e saj. Ajo është një përsosuri Hyjnore. Në të gjitha argumentet, vërtetohet Njësimi i Zotit. Vetëm Zoti është Ai që mund të krijojë të gjitha gjallesat e kësaj bote. Secila nga këto gjallesa është një shërbyes, dëgjues dhe ushtar i bindur. Me realizimin e Ringjalljes kjo krijesë siguron jetën e pafundme, shpëton drejtësinë e vërtetë nga abuzimi i padrejtësisë, si dhe Diturinë e All-llahut xh.sh. nga rëndomësia dhe thjeshtësia. Çdo krijesë e ka për detyrë që Mëshirën e Tij të Gjerë, ta ndajë nga mizoria dhe nderin e pastër nga zhvlerësimi.

Nga të gjitha shenjat dhe pikat e besimit ndaj Zotit, shihet e njëjta gjë, se Kijameti do të vijë dhe Tubimi i Ringjalljes do të mbahet. Vendi i shpërblimit apo dënimit do të përcaktohet. Atje do të dalin sheshit përkushtimet e përmendura ndaj botës, rëndësia e njeriut dhe dinjiteti i tij.

Krijuesi dhe Edukatori i njerëzimit, me anë të njeriut dhe funksioneve të tij të përmendura, ka pasqyruar Dituri, Mëshirë dhe Mbretërim. Kur të dalin në pah këto vlera të njeriut, do të rritet edhe vlera dha rëndësia e botës qëndresa e saj do të stabilizohet. Qëllimi i krijimit të shpëton nga diskriminimi i përhershëm. Zoti i Madh për të gëzuar dashamirët me pavdekësinë, ka dërguar më të Besuarin e të besuarve, Hz. Muhammedin (a.s.), që ta shohin këtë dhuratë. Veç kësaj nëpërmjet Tij, ata të vërtetojnë përsosmërinë pa të meta, të Mbretit të Pafillimtë. Të shpalosë para besimtarëve Fuqinë dhe Diturinë, që ata të dallojnë qartë dhe saktë, fuqinë nga dobësia, diturinë nga injoranca dhe drejtësinë nga padrejtësia, që t’i pastrojë dhe t’i përsosë më tej.

Shkurt: Pasi që ekziston All-llahu xh.sh., ekziston edhe vepra e Tij, jeta e amshuar (Ahireti). Më lart kemi shkruar se “Tre themelet” e Besimit Islam, me argumentet e qarta, vërtetojnë ekzistencën e Ringjalljes. Njëri nga themelet e vërteton këtë të vërtetë në një formë më të bazuar

"17_12032010021758.jpg"

Ekzistenca e melekëve (engjëjve) dhe adhurimi i tyre, vërtetohet nga të gjitha tregimet, thëniet nëpër biseda të ndryshme të profetëve dhe evlijave të devotshëm. Shfaqja e tyre dhe ekzistenca e vendqëndrimit të shpirtërave, si dhe Alemi Gajb (bota e të fshehtave), vërtetojnë dhe argumentojnë jetën e Gjithëhershme, ditën e amshimit të bukur, vendin e lumturisë, Xhennetin dhe Xhehennemin. Melekët me lejen e Zotit, këto vende i kanë parë dhe hyjnë gjithmonë atje. Hz. Xhebraili, që është takuar me profetët, evlijatë, bashkë me shokët e tjerë tregojnë për ekzistencën e vendeve të fshehta. Ata tregojnë për melekët, që shëtisin nëpër këto vende. Edhe pse nuk i kemi parë këto vende, njëlloj si zbulimin e Amerikës që e dëgjojmë prej dikujt, ne besojmë për ekzistencën e saj, tek jeta e amshuar dhe e pavdekshme, tek Xhenneti dhe Xhehennemi. “Fjala e njëzetegjashtë” është Risale-i Kaderi (mesazhi i caktimit të Zotit). Ajo tregon themelin e besimit, përcaktimin e Zotit. Indirekt ajo tregon edhe Tubimin e Ringjalljes, si dhe shpërndarjen e fletëve për peshën dhe vlerat e veprimeve. Këto do të peshohen dhe maten në Peshoren e Madhe.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>