Më vonë Saidi me dëshirën që të gjejë një medrese që përshtatet me karakterin e tij, shkon në medresenë e famshme të Hasan Veliut, pastaj shkon në Vastan, e nga aty shkon në Bajezid të Erzurumit. Deri atëherë ishte marrë me librat themelorë të gramatikës arabe. Në Bajezid brenda tre muajve bëri studime të thella tek Shejh Mehmed Xhelali Efendiu. Saidi i mbaroi të gjitha librat e mbi pesëmbëdhjetë lëndëve të rënda të medresesë, duke lexuar nga secili libër vetëm nga një apo dy mësime. Mësuesi i tij Xhelal Efendiu, kur e pyeti pse bën kështu, Saidi i përgjigjet në këtë mënyrë:

— Unë nuk jam i aftë t’i kuptoj të gjithë këto libra. Por e pranoj se këto janë nga një kuti diamantesh, ku çelësi i tyre është tek ju. Unë vetëm ju lutem që të më tregoni se çfarë ka në këto kuti dhe ta kuptoj se çfarë teme përbëjnë këto. Pastaj unë i studjoj vetëm ato që përputhen me karakterin tim.

Kurse qëllimi i Saidit ishte që në stilin e mësimdhënies së medreseve, të sillte një rinovim, duke dashur të shpëtojë nxënësit e medresesë nga vargjet e gjata të të mësuarit përmendësh. Kështu Saidi mbaroi studimin mbi themelet dhe përmbledhjet e shkencave të fesë për tre muaj, ku nëpër medrese zgjasin me periudha të gjata, deri në njëzet vjet. Ai e dha veten e tij tërësisht diturisë, ku brenda njëzet e katër orëve mbaroi dyqind faqe nga librat më të rëndë si, “Xhem’ul-Xhevami”, “Sher’hul-Meuakif”  dhe “Ibn-ul-Haxher”. Ishte zhytur aq shumë në mësime, saqë nuk u merrte fare me jetën e përditshme. Kështu ai arriti t’u jepte përgjigje pa u menduar fare, pyetjeve të çdo shkence të fesë.

Saidi në medresenë e Shejh Mehmet Xhelal efendiut, i mbaroi studimet për një dimër në dijet arabe dhe mori “ixhazet” (diplomë), pastaj i uritur dhe i paveshur mirë mori udhën përsëri për të studiuar më tej.

b) Ditët e studimit

Saidi i vogël vazhdonte studimin në një mënyrë tjetër nga të tjerët. Ai së pari filloi me principet e filozofëve “Ishrakijjun”  duke filluar të hajë shumë pak. Në tre ditë vetëm një copë bukë hante. Dita ditës trupi i Saidit u dobësua shumë. Filozofia e tyre ishte që kjo mënyrë ia hap njeriut logjikën.

Së dyti mendimi i Saidit ishte t’i mbështetet fjalëve te Gazaliut, ku në librin “Ihja-ul-ulum” thotë:

"12_11032010113243.jpg"

dhe në këtë mënyrë braktisi ngrënien e bukës dhe filloi të jetojë vetëm me barishte.

Së treti, fliste rrallë. U vetmonte ne tyrben e poetit gjenial të kurdëve Molla Ahmed Hani Efendiut. Aty ku të tjerët trembeshin të hynin ditën, Saidi nganjëherë edhe natën banonte aty. Për këtë arsye populli thonte se Bediuzamani po frymëzohet nga Ahmed Haniu. Në këtë kohë Saidi ishte trembëdhjetë-katërmbëdhjetë vjeç.

Pastaj vendosi që të shkojë ne Bagdat, për t’u takuar me dijetarë të posaçëm. Duke mos ndjekur rrugët e zakonshme, në vend që të shkojë në Bagdat, duke ecur natën nëpër mal, mbërrin në Bitlis. Atje për dy ditë qëndroi pranë molla Mehmet Emin Efendiut.

Molla Mehmet Emini i tha Saidit: Hidhi këto rroba të dervishëve dhe vishu si hoxhë, ashtu siç të ka hije. Saidi iu përgjigj kështu: “Unë s’kam arritur akoma në moshën madhore (bulug). Si është e mundur të vesh rrobën e myderrisit (profesorit). Unë duke qenë fëmijë, s’mund të bëhem hoxhë.” Dhe e refuzoi mendimin e tij. Duke vazhduar rrugën me një poster në krah dhe një libër “Delail-i Hajrat” në dorë, Saidi kalon në qytetin Shirvan, ku studionte i vëllai, molla Abdullahu, i cili e pyeti Saidin se ku kishte qenë e çfarë kishte mësuar dhe për të provuar gjendjen e diturinë e tij vazhdoi me pyetje të ndryshme.

Abdullahu i tha herën e fundit që u takuan bashkë:

“Unë e përfundova librin “Sherhi Shemsi” . Po ti çfarë po lexon?

Saidi:

“Unë kam përfunduar tetëdhjetë libra”.

Molla Abdullah:

“Ç’do të thotë?

Saidi:

“Unë kam përfunduar edhe shumë libra të tjerë, të cilët nuk janë në radhët e zakonshme”.

Molla Abdullah:

“Atëherë të të marr në provim”.

Saidi:

“Jam gati. Më pyetni çfarë të doni”.

Molla Abdullahu kur e provoi vëllain e vet, u çudit jashtëzakonisht shumë, kur pa se në ç’gradë kishte arritur Saidi dhe megjithëse para tetë muajsh kishte qenë nxënësi i tij, që nga ai çast e pranon Saidin si mësuesin e vet. Kështu duke e mbajtur të fshehtë nga nxënësit e tij, fillon të marrë mësim nga vëllai i vogël Saidi. Por një ditë nxënësit e kanë parë të habitur nga vrima e çelësit, që mësuesi Abdullah po merr mësim nga vëllai i vogël Saidi, për këtë nga mësuesi Abdullah kanë marrë këtë përgjigje:

— Për të mos e marrë në mësysh, në një dhomë veç, i jap mësim unë atij.

Për arsye se doli në shesh se vetëm studimi gjatë një dimri të molla Saidit arriti përmbi diturinë e vëllait të madh Abdullahut, mes popullit u përhap fama e tij, i cili ngado që të shkonte i thonin që “erdhi Hizri, ky djalë është evlija”. Saidi për të shpëtuar nga ky nam që kishte në popull dhe nga thashethemet, e ndërron veshjen, duke veshur rrobat e një agai, duke mbajtur një thikë dhe shpatë në brez dhe një shall në kokë. Këtë e bëri vetëm që të mbulonte gjendjen e vërtetë shpirtërore të tij. Në këtë mënyrë vazhdoi për një kohë të gjatë.

Në një kujtim të tijin Bediuzzamani thotë: “Po u tregoj një bisedën time para katër-pesëdhjetë vitesh me vëllain e madh Abdullahun e ndjerë. Ai ka qenë nxënës i veçantë i dijetarit të madh Zijaed-din (kuddise sirruhu). Ai më pati thënë: ”Shehu im Zijaed-din, i njeh të gjitha njohuritë e shkencave” dhe duke ma paraqitur si një person gjenial, me qëllim që të më lidhte me të, duke vazhduar më rreshtoi gjendjen e tij të jashtëzakonshme. Në këtë rast unë i thashë vëllait tim se, “po ma lavdëron së tepërmi shehun tënd. Po ta shoh atë, në shumë çështje të diturisë e mundi. Dhe ti nuk e do atë sa unë. Sepse ti së pari e imagjinon se Shejh Zijaed-dini e di të gjithë universin, e pastaj e do, pra ti e do me atë titull. Po qe se ngrihet perdja shpirtërore dhe del në shesh realiteti, atëhere dashuria yte ose zhduket ose zbret në një të katërtën. Por unë atë person fisnik seriozisht e dua dhe e vlerësoj për arsye se vepron brenda sunnetit të Pejgamberit a.s., në rrugë të drejtë, është ndikues dhe këshilltar i mirë mes besimtarëve. Mua nuk me intereson pozita e tij personale, kurse vetëm për shërbimin e tij që bën, sakrifikoj edhe shpirtin. Po qe se largohet perdja shpirtërore dhe të duket pozita e tij e vërtetë, jo të tërhiqem pas e të mos ta duaj, por përkundrazi do t’u lidhja me të, duke e vlerësuar dhe respektuar akoma më tepër. Domethenë unë dua Zijaed-dinin e vërtetë, kurse ti një Zijaed-din të imagjinuar. Sepse ti dashurinë tënde po e shet shumë shtrenjtë. Kërkon shpërblimin njëqind herë më tepër sae ke paguar, kurse pagesa e pozitës së tij në të vërtetë është e pamundur.”

c) Marrja e titullit “Bediuzzaman”

Saidi pasi mbeti për një kohë të shkurtër pranë vëllait të tij Abdullahut, shkoi në qytetin Siirt.

Aty hyri në medresenë e molla Fet’hullahut. Molla Fet’hullah i thotë Saidit:

— Para një viti po lexoje librin “Sujuti”. Sivjet sigurisht po lexoni librin e Molla Xhamiut?

Saidi:

— Po e kam përfunduar “Xhami”-un.

Molla Fet’hullah, për çdo libër që e pyeste, u përballonte me përgjigjen “e kam përfunduar”. Profesori mbeti i mahnitur dhe s’mundi ta besonte se si ka mundësi që të mbarohen të gjitha këto libra për një kohë kaq të shkurtër, prandaj i tha:

— Vitin e kaluar ishe i çmendur, a je edhe këtë vit i tillë?

Saidi:

— Njeriu ndaj dikujt tjetër mund të ketë ambicje, prandaj mund ta mbulojë të vërtetën, por mësuesin që të bëhet më i rëndësishëm se edhe vetë prindi, s’mund ta gënjejë. Urdhëroni cilin libër të dëshironi mund të ma pyesni.

Molla Fet’hullah për çdo libër që e pyeste merrte përgjigje si jo më mirë. Në këtë mënyrë kur e dëgjoi gjendjen e Saidit, Molla Ali Suraniu, i cili deri para një viti kishte qenë mësuesi i mësuesit të Saidit, filloi edhe vetë të marrë mësim nga Saidi.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>