Kur shikojmë kthetrat e thonjtë e luanit, kuptojmë se ai është krijuar për të copëtuar kafshët apo egërsirat. Prap, kur shikojmë bukurinë dhe ndjejmë erën e pjeprit na përkujton se është krijuar për t’u ngrënë. Njësoj, edhe  kur shikojmë aftësitë dhe krijimin shpirtëror të njerëzve e kuptojmë se është krijuar për ibadet, për të adhuruar Krijuesin e universit. Shpirti i tij është krijuar në një botë tjetër. Këtu ka ardhur që të pajiset me eshtra e mish e të fitojë xhennetin. Ngaqë Ai është frut i universit, All-llahu u ka bërë njerëzve një bërthamë të  shndritshme prej shumë lloj elementesh dhe prej kësaj bërthame ka krijuar universin. Kush është kjo bërthamë? Tërë njerëzit e përsosur  së bashku mendojnë, bile gjysma e njerëzimit e vërtetojnë se ai personalitet është Hz. Muhammedi a.s.m.

Mos dyshoni fare se rinia e juaj një ditë do të ikë. Nëse nuk e ju mjaftojnë mirësitë e lejuara, ato të palejuarat si në këtë dynja edhe në varr edhe në tjetrën dynja do t’ju torturojnë ju duke ju sjellë dhimbje dhe bela në kokat tuaja. Nëse falenderoni për rininë tuaj dhe e edukoni atë me moralin dhe me ndershmërinë e edukimit të fesë islame, atëherë  ajo mbetet e përjetshme dhe falenderimi juaj bëhet shkak për një rini të pafundshme.
       
Nëse njeriu mbetet pa besim  apo duke  i kundërshtuar ligjeve të All-llahut nëse besimi  nuk ndikon, shijet e palejuara për ju janë si mjalti me helm, ju ndëshkojnë dhe torturojnë.
O njeri që je lidhur për shijet e kësaj jetës së përkohshme! Shijet të vërteta dhe kënaqësitë të pahidhëruara dhe lumturia e jetës, janë tek besimi i vërtetë dhe rehatinë mund të gjesh në rrethin e besimit. Përndryshe kjo jetë të jep një kokërr rrushi, pastaj të godet dhjetë herë me shkop mbrapa dhe t’i largon tërësisht shijet e jetës së përkohshme.
 
Më fatbardhi në jetën e dynjasë është ai që këtë jetë e konsideron vend gostitje dhe  në këtë rast edhe lëvizjen e bën sipas tij. Me këtë mendim mund të fitojë shumë shpejt  kënaqësinë e All-llahut. Jetën e përkohshme e konsideron si qelq të thyer dhe punët  nuk  i vlerëson më tepër se bën. Që të jetosh rehat në këtë dynja duhet  ta kalosh jetën në këtë mënyrë.
 
Ja pra, padyshim është se çështjet e dynjasë nuk vlejnë më tepër se qelqi i thyer. Kurse çështjet e ahiretit janë si diamante të vërtetë. Cilësitë e vlefshme që mbajnë njeriun në krijimin e tij, si: meraku i zellshëm, dëshira e nxehtë, ambicia tmerrshme, inati këmbëngulës. Këto i  janë dhënë njeriut që të fitojë jetën e ahiretit. Nëse këto cilësi të vlefshme i përdor për jetën e përkohshme, ajo nuk ka tjetër kuptim, veçse sikur paguan qelqin me çmimin e diamantit.
 
Keni myzhde e sihariq! Se vdekja nuk është ekzekutim e humbje, nuk është shpërndarje, nuk është zhdukje, nuk është ndarje nga të afërmit, nuk është një ngjarje rastësishme… Ndoshta kjo vepër është një Punimi i të Gjithëdijëshmit, Ai me këtë i çliron njerëzit nga punët e vështira, nga punët që e lodhin dhe kjo është një ngjarje sikur e ndërron shtëpinë, prej njërës kalon te tjetra; është një dërgim në jetën e përjetshme që të shkosh tek afërmit e tu, që 99% kanë ikur para nesh.
 
Nëse doni shijen e kënaqësinë e kësaj jete gjallërojeni jetën tuaj me besim, hijeshojeni duke pratikuar urdhërat e All-llahut dhe mbrojeni duke u larguar nga mëkatet që për cilat në jetën tjetër kemi do të japim llogari.
 
Nga vdekja mos u trishto, duke trembur nga varri mos e lako kokën. Duke u kujdesur vërej se çfarë varri po kërkon, pastaj trimërisht qesh ndaj fytyrës së vdekjes.
 
Vdekja nuk është ekzekutim; është sikur kur del nga një shtëpi  e shkon tek tjetra. Varri nuk është një gropë e errët; është një derë e botërave të shndritshme. Kjo dynja me tërë madhërinë e bukurinë e saj, ndaj jetës së ahiretit  është një burg. Atëherë padyshim nga jeta e vështirë do të shkojmë në vreshta të xhennetit në një jetë të lumtur, nga jeta e përkohshme fluturojmë e shkojmë në një jetë të qetë.Vdekja ty të çon tek Mëshirëploti. Besimdrejti me qef e me zell duhet ta kërkojë atë.
 
         Që të ringjallemi sërish nuk ekziston asnjë peng, çdo gjë e kërkon atë. Ja pra, këtë turmë të madhe që jeton në xhepin e  kësaj bote si një kafshë dhe çdo vit Ai All-llah xh.sh. e  ngjallë dhe  ia merr shpirtin. është Ai që për ne në këtë bujtinën e mysafirëve ka vendosur në qiell diellin si një llambë për të dhënë dritë dhe për të ngrohur. Planetët melekëve si  aeroplan. Këto vepra  të mëdha i ka bërë një Zot i Plotëfuqishëm. Veprat e Atij Edukatori   Madhështorë nuk e nxë kjo dynja  që është plot mangësi. Domethënë ajo do të vendoset në një vend përjetshëm. Për këtë arsye Ai na shtyn ne të punojmë këtu dhe me ringjalljen na fton të shkojmë atje, që të marrim shpërblimin e punëve që kemi bërë këtu.

Kjo dynjaja është vendi i provimit, nuk është vendi i shpërblimit. Shpërblimi dhe frutat e punëve të mira do ti marrim në varr dhe në jetën e ahiretit. Frutat e përjetshme që bëjmë sevape ( si të lexuarit e  Kur’anit) kur i hamë këtu    është një gjë e keqe pasi njeriut i prishet sinqeriteti i punëve të mira. Në këtë jetë ato nuk kërkohen, nëse na jepen në këtë jetë, bëhet një shtytje që të  shtojmë falenderimin ndaj All-llahu xh.sh.
 
Feja është një provim. All-llahu në këtë dunja na provon që të ndahen shpirtrat e mirë nga ato të këqinj   si  miniraleve  që u vihet zjarri që të ndahet diamanti nga fingulli, dheu dhe ari. Njësoj edhe njerëzit e mirë nga të këqinjtë  i ndan provimi. Meqë Kur’ani ka zbritur për të na provuar për t’i përsosur njerëzit, çështjet e besimit do të jenë të fshehta, mendjes i hapet dera vullnetit, zgjedhja nuk merret nga dora e njeriut
 
Siç është jeta qëllimi  i krijimit të  universit, njësoj edhe qëllimi i jetës është falenderimi dhe adhurimi ndaj mirësive që na ka dhënë All-llahu xh.sh.. Ja pra me këto mirësi të bukura All-llahu ne na tregon vehten se është I gjallë I plotëfuqishëm.  Në këtë mënyrë Ai All-llah për ato mirësi të panumërta që na ka dhënë, prej nesh kërkon falenderim, kërkon dashuri ngaqë na do shumë dhe kërkon t’i nënshtrohemi urdhërave të Tij duke adhuruar Atë, megjithëse ai nuk ka nevojë për adhurim, por ne kemi nevojë për të se jemi nevojtarë.
 
Meqë All-llahu ne na ka dhënë jetën ka patjetër prej njerëzve një pjesë  që duke kuptuar sekretin e jetës nuk e shpërdorojnë atë dhe përpiqen ditë e natë që  të mos humbin jetën e përjetshme ku në xhennetin e lumtur do të shpërblehemi me begati përrallore.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>