17_12032010021746.jpg

Këto ajete janë dy argumente të forta dhe të komentuara mirë. Ky mesazh i Zotit është komentuar në “Fjalën e dhjetë” dhe në “Fjalën e njëzetenëntë”, fjalë që m’i dhuroi All-llahu i Madhërishëm. Me këtë argument i bëra të heshtin mosbesimtarët dhe mohuesit e Ringjalljes, duke i frenuar. Pas nëntë apo dhjetë vjetësh, këto kështjella të pashkatërrueshme u ngritën edhe më lart; pra komenti i ajetit të përmendur në këtë broshurë.

Tani duke dhënë shenjat e ajeteve të përmendura: “Drita e Nëntë” përmban “nëntë pozita” të larta dhe një parathënie.

Parathënie

Prej dobive të shumta që kemi nga besimi mbi Ringjalljen dhe nga përfundimet e gjallesave në jetën e tyre kolektive dhe individuale, një përfundim të gjerë po e parashtrojmë shkurtimisht. Se sa është i dobishëm dhe i nevojshëm ky besim, po e shpjegojmë sipas argumenteve të besimit të Ringjalljes. Po japim vetëm një argument të gjerë, shkurtimisht, për të parë se sa i qartë është besimi në Ringjalljen. Këtë po e sqarojmë në këto dy pika si më poshtë:

Pika e parë

Nga të gjithë shembujt mbi besimin e Ringjalljes, vetëm njëri lidhet me familjen dhe jetën brenda saj. Nga të gjitha pikëpamjet, vetëm këto katër shembuj tregojnë edhe më qartë se e vërteta mbi Ringjalljen është një nevojë shpirtërore e njerëzimit.

Nga raca njerëzore, gjysmën e përqindjes e zënë fëmijët me shtat të dobët dhe delikatë. Nga mundimet dhe gjendja e trishtuar e jetës, si dhe nga hidhërimet për vdekjen, ato e gjejnë shpresën e tyre vetëm tek xhenneti. Ky është i vetmi ngushëllim i tyre.

Argumenti i parë: Një fëmijë mund të mendojë kështu: “Vëllai im ka vdekur. Ai tani është shndërruar në ndonjë shpend atje në xhennet. Ndoshta atje jeton më mirë se në këtë botë”.

Gjithmonë në vetvete duke pasur një luftë shpirtërore se si do të jetë jeta pas vdekjes, ata i zë një stres i madh. Si pleqtë edhe fëmijët, e shkatërrojnë shëndetin e tyre nga kjo brengë e përditshme. Zemra e tyre kullon hidhërime me këtë brengë, do të vdesin apo do të çmenden!

Argumenti i dytë: Gati gjysma e popullsisë, janë të moshuarit. Ata çdo ditë e më tepër shkojnë drejt fundit të tyre. Ata mund të ngushëllohen vetëm duke i besuar jetës së mbrapme. Duke menduar për fundin e tyre dhe duke kujtuar me nostalgji për çfarë kanë pasur më të shtrenjtë në këtë botë, ata presin fundin e jetës, për ta mbyllur derën e saj.

Duke vuajtur për ndarjen nga jeta e përkohshem, shpirti i tyre qan si fëmijë.

Ata vetëm duke i besuar jetës së përjetshme, mund të gjejnë ngushëllim. Po të mos ishte ky besim, nënat dhe baballarët tanë të ndershëm, do të pëlcisnin nga marazi dhe zemra e tyre do të pikonte gjak prej hidhërimit. Kjo jetë do t’u dukej si një burg dhe torturuese.

Argumenti i tretë: Krenaria e njerëzimit është rinia. Kjo është mosha më kritike dhe më delikate. Temperamenti i të rinjve, i ndezur dhe i mbarsur me dëshira, i bën ata të papërmbajtur. Mosha më delikate i çon drejt aventurave seksuale dhe logjika nuk iu bindet mendjeve të tyre. Kështu ata bëhen të papërmbajtur. Për të frenuar epshet dhe aventurat e tyre, shërben frika e xhehennemit. Fjala e urtë thotë që sundimin të cilin e ka në dorë shumica (shumica e racës përbëhet nga të rinjtë që rendin pas veseve dhe janë të dehur nga euforia), e bën jetën e njerëzve të pafuqishëm, të rëndë dhe të mërzitshme, si në një ferr. Atëhere stadi i zhvillimit njerëzor shkon drejt shtazërisë.

Argumenti i katërt: Qendra e shoqërisë në jetën e përditshme, përbëhet nga familja (jeta familjare). Kjo është boshti i zemrekut të shoqërisë, e cila është kështjellë ku mbrohet morali i të gjithë njerëzve. Çdo familje është një mikrobotë dhe jeta familjare një xhennet i vogël. Lumturia e çdo familje është nderi dhe sakrifica e përbashkët. Njerëzit e shtëpisë, njëri me tjetrin, djali me babanë dhe motra me vëllain, duke besuar tek shoqëria e përjetshme dhe duke u bashkuar e respektuar fort njëri me tjetrin, këtë jetë të lumtur atyre ia bën të palëkundur vetëm besimi tek bota e përtejme.

Përshembull: Po qe se burri mendon se gruaja e tij dhe ai do të rijetojnë në botën e mbrapme, ata përsëri atje do të jenë burrë e grua. Natyrisht tani ajo është plakë dhe jo e fortë dhe e bukur, por atje atë do ta rrethojë një bukuri e përjetshme. Kjo arrihet me besim, sakrificë dhe mëshirë të madhe. Kush ka shpirtin e sakrificës ka edhe mëshirën. Me këtë ide në kokë, gruan plakë, e sheh si huri (vajzë e xhenneti) dhe e mëshiron duke e shpërblyer. Po të mos gjykohej kështu, atëhere pas dy apo tre orë të bashkimit, me mendimin e një ndarje të shpejtë dhe të përjetshme, do të ndërtohej një familje e pathemeltë. Shoqëria dhe dashuria e këtij çifti, do të bëhej si tek kafshët, e thjeshtë dhe artificiale. Nderi i familjes do të dobësohej dhe kënaqësitë e çastit do të përdoreshin për të shpëtuar nga detyrimet e përkohshme. Pra nderin e një familjeje, mund ta drejtojnë nga Xhehenemi apo Xhenneti, veset epshore apo mëshira islame. Me mëshirën islame, një familje garanton Jetën e Mbrapme. Megjithatë të këtuhit, sikurse nevoja për ushqime edhe uria e stomakut tregon se ato ekzistojnë (ushqimet), ashtu edhe ekzistenca e Ringjalljes është e nevojshme, sepse secili nga ne, ka dëshirën e mosvdekjes në shpirt. Po qe se njeriut i hiqet ky besim, atëhere tek ai zhduken të gjitha ato vlera fisnike, duke u shndërruar në një kërmë.

Pika e dytë

Do të parashtrojmë një argument, i cili është më i miri i të gjitha argumenteve të mëparshëm, mbi të vërtetën e Ringjalljes. Nga të gjitha themelet e besimit, ky është më i madhi argument.

Tërësisht ekzistencën e Ringjalljes e bën bindëse profetësia e Muhammedit (a.s.). Ai erdhi me të gjitha shenjat e Profetësisë dhe realitetet bindëse të Tij, që na e vërtetojnë këtë të vërtetë. Koncepti i njeriut të ndershëm, të njësuar nga vetë Zoti, të çon drejt vërtetësisë së Ringjalljes.

Fjala:”Dhe profetëve të Zotit xh.sh.”; ka vërtetuar dhe i dëshmon të gjithë Profetët dhe thëniet e tyre.

Duke thënë:

“Besimi në Librat e zbritura nga Zoti xh. sh.”; në këtë fjalë dëshmohet ky fenomen dhe e vërteta e Ringjalljes.

Zbritja e Kur’anit Famëlartë, ekziston si gjëja më thelbësore e besimit islam dhe pastaj sqarimet e profetëve me fjalët e tyre, vërtetojnë krejtësisht të vërtetën mbi Ringjalljen. Kjo e vërtetë sqarohet edhe nëpërmjet shumë ajeteve të tjera të Kur’anit Famëlartë, ku lajmërohen njerëzit për Ringjalljen.

17_12032010021749.jpg

Përshembull: Në krye të dyzet sureve (kapitujve), me një imtësi të veçantë, duket si një nga problemet më të mëdha Ringjallja. Në ajetet e tjera, kjo ide përforcohet edhe më shumë, duke u pajisur me një shtyllë të fortë.

A s’është Kur’ani ai që u ka dhënë dritë dhe shpjegim shumë hipotezave të shkencës apo diturive të tjera? A nuk të bindin të gjithë këta shembuj dhe këto dëshmi mbi të vërtetën e Ringjalljes? Në qoftë se ti pas të gjitha këtyre dëshmive të qarta si drita e diellit, nuk ke besim tek Ringjallja dhe e mohon këtë, ke mohuar jo vetëm diellin por edhe gjithësinë! A nuk është e vërtetë që ushtria për të mos zhgënjyer Mbretin, lëviz e tëra dhe sulet në luftë? Po mijëra premtime dhe lajmërime që janë mesazhe të Atij Zotit të Madhërishëm, a ka mundësi të jenë të shpikura nga një imagjinatë e sëmurë? Kush më mirë se feja Islame i edukon veset e këqija; nefset, brengat e zemrës, mendjet e shqetësuara, këtu e trembëdhjetë shekuj më parë? Ai, Zoti i Madhërishëm, plot me zbukurime dhe në mënyrë të shkëlqyer, ku ndihet drejtësia, ndershmëria dhe mëshira e pafund, do të mjaftonte të merrnim në konsideratë vetëm shfaqjen e Profetit.

Vallë a nuk mjaftojnë argumentet e një mbreti shpirtëror, i cili që trembëdhjetë shekuj i ka edukuar shpirtërat, mendjet, zemrat dhe nefset e njerëzve të panumërt? Jo të gjithë këto, por vetëm një shenjë duhet të jetë e mjaftueshme për të pranuar besimin në Ringjallje. Përpos këtyre, me mijëra janë paralajmërimet e matura dhe argumentet bindëse për këtë të vërtetë.

Si ka mundësi që pas të gjitha këtyre tregimeve, të vërtetën mbi Ringjalljen të mos e pranosh? Këtë mëkat vetëm njeriu i mefshët e bën dhe rruga për të është e hapur drejtë xhehennemit. Që në kohë të stërlashta, librat dhe fletushkat qiellore, shkurtimisht e kanë vërtetuar Ringjalljen. Akt-marrëveshjen me Kur’anin, lidhur me çështjen e Ringjalljes, e nënshkruajnë dhe e vulosin ajetet e Tij. Në mijëra ajete të Tij, kjo e vërtetë është përsëritur dhe shpjeguar prej kohësh, me të gjitha përpjekjet e ndryshme për të vërtetën dhe besimin tek Ringjallja.

Lidhur me këtë qëllim, në fundin e librit të lutjes:  17_12032010021752.jpg dëshmohet, për themelin e besimit të ditës së mbrapme dhe themele të tjera të tij. E veçanta e tyre është zbritja e Librave me anën e Profetëve, e cila është shkruar në formë lutjeje. Po në këtë formë është edhe një detaj, që qartëson Ringjalljen. Ai largon çdo vegim nga truri i atij që kupton ndryshe.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 >>>